Këshilla për planifikimin e udhëtimeve tuaja në vitin 2020

Këshilla për planifikimin e udhëtimeve tuaja në vitin 2020

Këshilla për planifikimin e udhëtimeve tuaja në vitin 2020

Këshilla se si të prenotoni udhëtime që mund ti anulloni për shkak të virusit ose rreziqeve të karantinës, apo sepse nuk dëshironi të udhëtoni ngaqe planet tuaja ndryshojnë në momentin e fundit?

Cfarë mund të bëni:

·         Kur bëni prenotim, zgjidhni një biletë ajrore të rimbursueshme ose të ndryshueshme. Për shembull me fluturime me buxhet të ulët brenda Evropës, Transavia ka 3 bileta të ndryshme fleksibël.

·         Mos rezervoni asnjë shtesë si çanta shtesë ose vende të zgjedhura paraprakisht, veçanërisht nëse nuk jeni të sigurt nëse do t'i përdorni. Prisni derisa të bëni check in për të zgjedhur atë sediljen e dritares.

·         Kontrolloni politikën e rimbursimit ose ndryshimit të ndonjë bilete treni, anijeje ose lundrimi. Nëse është e nevojshme, zgjidhni opsionin më fleksibël kundrejt një kostoje ekstra.

·         Rezervoni hotelet tuaja me një politikë të rimbursueshme 100% deri në 1 ose 2 ditë para udhëtimit tuaj. Në këtë mënyrë ju siguroni çmimet më të mira, por mos përfundoni të humbni para nëse duhet të anulloni udhëtimin tuaj me vonë. 

 

Siç mund ta shihni, ka shumë mundësi për të minimizuar rrezikun e humbjes së parave kur anulloni udhëtimin tuaj. Duke rezervuar me zgjuarsi qe në fillim, ju mund të kurseni para në afat të gjatë!

 

Këshilla të tjera për të marrë një rimbursim kur anulloni planet tuaja të udhëtimit?

Këto janë disa keshilla nga pervojat e meparshme per anullimin e udhetimeve (nëse bëni shumë plane udhëtimesh, do të përfundoni të anulloni disa prej tyre). Në disa raste, disa kompani kanë politika të ashpra që nuk lejojnë anullimin e udhëtimit. Por në shumë raste të tjera, ju mund të merrni një rimbursim të plotë, pa ndonjë pyetje të bërë.

Edhe pse na pëlqen shumë te prenotojmë udhëtime të ndryshme, na pëlqen gjithashtu të jemi fleksibël. Kjo është arsyeja pse duhet të përpiqemi të rezervojme sa më shumë opsione të rimbursueshme. 

 


Share social